‘Remi’ dhe ‘Lata’ me ish-bashkëluftëtarët mbështesin Avni Ajetin, kandidatin e PDK-së për asambleist të Podujevës

11 shtator 2025 | 22:47

Bashkëluftëtarët llapjan të Avni Ajetit i kanë dhënë mbështetje kandidaturës së tij për Asamblenë Komunale të Podujevës.

“Urime Avni! Jemi me ty, ashtu siç ishim me UÇK-në!”, ka shkruar ish-deputeti dhe bashkëluftëtari i tij, Latif Gashi-“Lata”, i cili urimit ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi ku shihet së bashku me gjeneral Rrustem Mustafën-“Remi”, si dhe shumë bashkëluftëtarë e themelues të Partisë Demokratike të Kosovës.

Në mbështetjen e tij, Gashi e ka quajtur Ajetin “pionier të UÇK-së” dhe ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së tij në jetën politike të komunës.

“Me Avni Ajetin, pionierin e UÇK-së, tani kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës – Dega në Podujevë, në përkrahje të tij drejt Asamblesë në Kuvendin Komunal të Podujevës. Urime Avni! Jemi me ty, ashtu siç ishim me UÇK-në!”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Avni Ajeti, i cili ishte bashkëluftëtar i heronjve të kombit Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerëve, ka vendosur t’i hyjë garës për Asamblenë Komunale në Podujevë. Ai do të garojë me numrin 5 në listën zgjedhore të PDK-së, të cilën e udhëheq kandidati për kryetar komune, Isak Shabani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka nderuar…