“Remi” i reagon Kurtit për pagën minimale: Padrejtësi, pse veteranët e UÇK-së mbetet jashtë kësaj të drejte?
09 dhjetor 2025
| 19:34
Albin Kurti i partisë Vetëvendosje lajmëroi se nga janari paga minimale në sektorin privat me ligj do të ngritet në 500 euro vitin që hymë, për çka Komandant “Remi”, Rrustem Mafa, i reagoi duke e quajtur “padrejtësi” duke qenë veteranët e UÇK-së të përjashtuar nga kjo e drejtë.
Postimi i Mustafës:
Lajmi nga Kryeministri:
Paga minimale rritet në 500€.
Pse???!!!
Si ka mundësi që ndërsa paga minimale rritet, veteranët e UÇK-së vazhdojnë të mbeten të përjashtuar nga kjo e drejtë?
Si mund të justifikohet një vendim që ua mohon atyre pagën minimale, duke i larguar nga ligji që u takon me dinjitet?
Kjo është padrejtësi.
Respekti për veteranët nuk matet me fjalë, matet me vepra.



