Remi kritikon qeverinë: Manovrat politike janë rrugë drejt dështimit

29 shtator 2025 | 11:33

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ka kritikuar qeverinë aktuale në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti.

Mustafa ka thënë se manovrat në politikë janë fund i pashmangshëm.

Më tutje, Mustafa ka theksuar se “ne kemi nevojë për politikë të pastër, që ndërton raporte normale me popullin dhe me miqtë tanë, jo për manovra që i kthejnë ato raporte në eksperimente të pa dobishme”.

“Manovrat politike, edhe kur vishen me fjalë të bukura, janë të destinuara të dështojnë. Ballkani i ka parë të gjitha format e tyre nga manipulimet e brendshme, deri tek tentimet për të mashtruar edhe miqtë strategjikë që na kanë ndihmuar të fitojmë lirinë”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja e PDK-së për asamble komunale në Mitrovicë, me numër…