
“Remi”: Rrugët e partneritetit me miq i hapi Hashim Thaçi dhe UÇK-ja
Gjenerali Rrustem Mustafa – Remi, në një postim të publikuar në Facebook, ka theksuar se rrugët e partneritetit me aleatët u hapën nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe guximi i udhëheqësit Hashim Thaçi.
Ai ka rikujtuar se krijimi i rrugëve të reja kërkon vendosmëri dhe vizion politik:
“Rrugët nuk hapen vetë. Duhet guxim t’i çelësh aty ku duket se nuk ka dalje. Kur ato bëhen të lehta për t’u kaluar, shumëkush harron kush i hapi. Por sa herë që bëhen sërish të vështira, të gjithë kërkojnë udhëheqësin.”
Mustafa ka theksuar se partneriteti që i dha shtetit të Kosovës drejtimin e duhur nuk lindi rastësisht, por u ndërtua me sakrificën e UÇK-së dhe me guximin e Hashim Thaçit, i cili, sipas tij, “dinte nga t’ia fillonte”.
Në këtë kontekst, ai i është referuar edhe reagimit të fundit të Departamentit të Shtetit Amerikan, duke kujtuar se deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për “Dialogun Strategjik” u cilësuan si të pasakta, ndërsa vendimi për pezullim u bazua në veprimet e qeverisë.