Rëndohet bilanci i viktimave, 84 vjeçarja nga Fushë Kosova e humb betejën me Covid-19

06 korrik 2020 | 20:15

Një 84-vjeçare nga komuna e Fushë Kosovës është sot viktima e radhës nga virusi COVID-19.

E moshuara, e cila po trajtohej në shtëpinë e saj, ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i komunë së Fushë Kosovës, Ali Topalli.

“Sot në orët e pasditës kemi edhe një rast me fatalitet në Komunën e Fushë Kosovës, bëhet fjalë për një person të gjinisë femërore, është 84-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e pandemisë, virusit COVID-19. Sipas informacioneve nga stafi mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, e ndjera ka vuajtë edhe nga sëmundje të tjera, me të cilat është përballur. Ka qenë në shtëpi duke marrë trajtim”, tha Topalli për Telegrafin.

Kjo është viktima e tretë e konfirmuar gjatë ditës së sotme, e cila humbi jetën dhe e cila ishte pozitive me COVID-19.

Gjithashtu, një i moshuar nga Podujeva vdiq sot, ndërsa një tjetër e moshuar nga Gjakova raportohet se kishte vdekur nga një tjetër sëmundje, ndërsa pas vdekjes rezultoi pozitive edhe në testin për COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Destry Allyn, e bija e regjisorit, producentit dhe skenaristit amerikan…