Rëndohet gjendja në Komunën e Lipjanit pas reshjeve të vazhdueshme të shiut
10 janar 2026
| 16:27
Komuna e Lipjanit ka njoftuar se, si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, gjendja me vërshime është rënduar. Sipas njoftimit zyrtar, vërshime janë evidentuar në shumicën e fshatrave të komunës, ndërsa gjendja më e rënduar është në Rubovc, Konjuh, Qylagë, Banullë, Akllap, Smallushë, Hallaq i Vogël, Rufc dhe Gadime. Dhe si pasojë e reshjeve, janë dëmtuar dy ura, njëra në Smallushë dhe tjetra në Gadime të Epërm. /Bleona Potoku/
Njoftimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/1ASkrcKsWH/



