
Reportazh i gazetares Ajetë Beqiraj nga bjeshkët e Strellcit, ku u gjetën mbetje mortore të një viktime të luftës (video)
Në lokacionin Lugjet e Nekës, në Bjeshkët e Strellcit, janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore që potencialisht u përkasin viktimave të luftës, të cilat ende figurojnë në Listën e Personave të Zhdukur.
E pranishme në këtë ngjarje ishte edhe gazetarja Ajetë Beqiraj, e cila bëri një reportazh të shkurtër të realizuar dje, gjatë zhvarrosjes së mbetjeve mortore.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se varri, i ndodhur në vendin e njohur si “Qafa e Nekut”, është zbuluar nga strellcjanët Zeqir Beqiraj dhe Imer Beqiraj, ndërsa familjarët besojnë se mbetjet mortore i përkasin dëshmorit Avdyl Ali Osdautaj, i cili është parë për herë të fundit në prill të vitit 1999, përkrah bashkëluftëtarëve të tij, në ndihmë të popullatës së deportuar nga makineria serbe përtej kufijve të Kosovës.
Postimi i plotë i saj:
Të dashur miq,
Ju rikthehem krejt papritur me një storie të trishtë… Më saktë, me një reportazh të shkurtër të realizuar dje, gjatë zhvarrosjes së mbetjeve mortore të një viktime të luftës së Kosovës, i cili për 26 vite pushoi në një varr pa epitaf, në gjirin e Bjeshkës së Strellcit.
Varri, i ndodhur në vendin e njohur si “Qafa e Nekut”, është zbuluar nga strellcjanët Zeqir Beqiraj dhe Imer Beqiraj, ndërsa familjarët besojnë se mbetjet mortore i përkasin dëshmorit Avdyl Ali Osdautaj, i cili është parë për herë të fundit në prill të vitit 1999, përkrah bashkëluftëtarëve të tij, në ndihmë të popullatës së deportuar nga makineria serbe përtej kufijve të Kosovës.
Falënderoj burimet e mia dhe komunitetin tim të dashur për përkushtimin dhe mbështetjen.
Lavdi e përjetshme bijve dhe bijave më të mirë të kombit, të cilët u flijuan në altarin e lirisë!
Gazetare & Produksion: Ajetë Sh. Beqiraj