“Reporterët pa Kufij” dhe AGK dënojnë sulmin ndaj gazetarit Nenad Milenkoviq

28 prill 2020 | 16:21

Organizata “Reporterët pa Kufij” ka dënuar sulmin e të së hënës, ndaj gazetarit Nenad Milenkoviq, në Mitrovicë të Veriut.

Kjo organizatë, në llogarinë e saj zyrtare në “Twitter” shkruan se Milenkoviq, pronar i televizionit Puls, “është dashur t’i nështrohet trajtimit mjekësor, pasi që katër persona të maskuar e kanë rrahur para ndërtesës së Komunës, teksa askush nuk e ka mbrojtur”.

“Ai shkroi atje për t’i dorëzuar dokumentet për një tender publik”.

Sulmin ndaj Milenkoviqit paraprakisht e kishin dënuar edhe misioni në Kosovë i Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë si dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

“AGK kërkon nga organet e drejtësisë që sa më shpejtë t’i hetojë motivet e sulmit dhe ta zbulojnë këtë rast, i cili në themel dëmton lirinë e shprehjes dhe medias”, shkruhet në reagimin e AGK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se kurba e pandemisë në Britani është e paqëndrueshme.…