Reshitaj mirëpret miratimin e projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje

25 janar 2018 | 21:42

Pas miratimit në Qeveri, Kuvendi i Republikës së Kosovës, kaloi në parim projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Në mungesë të ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës, këtë projektligj e ka paraqitur ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

Por, ministrja Reshitaj ka reagua përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, duke e përshëndetur miratimin e këtij projektligji, duke thënë se për disa muaj ky projektligj kishte mbetur në sirtarë, duke pritur për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Ky është postimi i Albena Reshitaj:

Kosova që nga 5 shkurti i vitit 2017 kishte mbetur pa ligj për ndërtimet pa leje, kurse projekt-ligji i ri për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje kishte mbetur në sirtarë, duke pritur për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Jam e lumtur që me angazhimin tonë shumë shpejt do të kemi të miratuar këtë ligj shumë të rendësishëm për vendin, i cili do të trajtoi mijëra ndërtime të përfshira në Regjistrin Kombëtar të Ndërtimeve Pa Leje.

Falënderojë hartuesit e këtij projekt-ligji dhe komisionin për mjedis për vërejtjet dhe sygjerimet e tyre

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aksidenti ka ndodhur pasi një makinë ka përplasur një autobus…