Reshitaj në takim me kryetaret e komunave: Mbrojtja e mjedisit prioritet i përbashkët

24 janar 2018 | 19:21

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka organizuar një tryezë diskutimi me kryetarë të komunave të Republikës së Kosovës.

Në hapje të këtij takimi ministrja Albena Reshitaj, ka thënë se synimi i këtij takimi të përbashkët është identifikimi i obligimeve ligjore që i takojnë dy nivele të qeverisjes, sfidat me të cilat ballafaqohen dhe projektet e përbashkëta që kanë.

“Që prej marrjes së mandatit në krye të kësaj Ministrie e kam parë si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me komunat e Republikës së Kosovës. Një pjesë e madhe e përgjegjësive për mjedisin dhe zbatimin e kornizës ligjore bien në domenin e komunave. Është koha që mjedisin ta kemi prioritet të politikave tona lokale dhe qendrore, andaj kërkoi nga ju angazhim në përmirësimin e gjendjes”, ka deklaruar ministrja Reshitaj.

Ministrja Reshitaj ka potencuar se Kosova ka ligje dhe akte nën-ligjore konform direktivave të BE-së, por sipas saj, përvoja e deritashme dëshmon që zbatueshmëria e këtyre ligjeve ne vendin tonë nuk është në nivelin e duhur.

Ndërkaq, kryetari i Asociacionit të Komunave, Naim Ismajli, ka falënderuar ministren Reshitaj për këtë iniciativë dhe ka përshëndetur këtë takim duke thënë se komunat mirëpresin mbështetjen e ministres Reshitaj për projektet të përbashkëta në të mirë të mjedisit.

Edhe kryetarët tjerë të komunave, të pranishëm në takim, përmendën sfidat me të cilat ballafaqohen komunat dhe nevojën për investime në projekte më madhore kapitale.

Në fund të takimit u nxorën edhe disa konkluzione që përfshijnë thellimin e bashkëpunimit MMPH-Komuna, përcjelljen dhe monitorimin e projekteve për implementimin e suksesshëm të tyre, kthimin e besimit të qytetarëve në institucione.

Po ashtu të gjithë u pajtuan që procesi i hartimit të hartave zonale të kryhen në kohë, të investohet në hapësira të reja të pyllëzimit si dhe të bëhet ndalimi i ndërtimeve pa leje në toka bujqësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, ka…