Reshjet e borës, Durmishi thotë se të gjithë operatorët janë aktivizuar për mirëmbajtjen e rrugëve

25 dhjetor 2025 | 13:28

Me fillimin e reshjeve të borës, operatorët e mirëmbajtjes rrugore janë aktivizuar për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë vendin, ka njoftuar ushtruesi i detyrës së Ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Me fillimin e reshjeve të borës, janë aktivizuar operatorët e mirëmbajtjes për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve dhe janë vënë në gjendje gatishmërie”, ka deklaruar Durmishi.

Ai ka theksuar se institucionet janë të përgatitura për sezonin dimëror dhe se synimi është që qarkullimi të mos pengohet nga kushtet atmosferike.

“Siç kemi theksuar, jemi të përgatitur që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme gjatë sezonit dimëror”, ka shtuar ai.

Megjithatë, ushtruesi i detyrës së ministrit ka apeluar tek qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, për shkak të kushteve të vështira në rrugë.

“Kujdesi i shtuar në komunikacion mbetet i domosdoshëm”, ka përfunduar Durmishi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se…