
Reshjet e borës në Kosovë shkaktojnë prishje në rrjetin elektrik shpërndarës
03 tetor 2025
| 11:21
Për shkak të reshjeve të borës që përfshinë vendin tonë, janë shkaktuar disa prishje në rrjetin elektrik shpërndarës, duke lënë një numër të caktuar të konsumatorëve pa furnizim me energji elektrike.
Rajonet më të prekura janë Prishtina, Gjilani, Prizreni dhe Mitrovica, ku disa dalje janë jashtë funksionit.
KEDS-i ka njoftuar se ka mobilizuar ekipe shtesë edhe nga rajone të tjera, të cilat, pavarësisht rrethanave të vështira në terren, po përkushtohen që të eliminojnë sa më parë dëmet e shkaktuara në rrjet, dhe në një afat sa më optimal konsumatorëve tanë të afektuar t’u rikthehet furnizimi me energji elektrike, për çka kërkojmë mirëkuptim.