Reshjet e dendura, Totaj: Po ballafaqohemi me një situatë emergjente
07 janar 2026
| 13:45
Qyteti i Prizrenit bashkë me fshatra, po përballet me gjendje më të rënduar pas reshjeve të dendura që nuk u ndalën për 24 orë rresht.
Kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj, në një intervistë për “Klan Kosova”, ka thënë se disa familje janë evakuuar, dhe të njëjtit kanë shkuar tek familjarë në zona më të sigurta.
“Fatmirësisht në qytet nuk kemi pasur shumë probleme, por në disa fshatra po”, ka thënë Totaj.
Pos tjerash ai ka bërë thirrje që të mobilizohet edhe qeveria në detyrë, pasi sipas tij, institucioni ka më tepër resurse sesa komunat vetëm.
“Mos qëndroni indiferent sepse po ballafaqohemi me një situatë emergjente”, ka thënë i pari i Prizrenit.



