Reshjet e shiut, disa zona të Vlorës nën ujë (video)
                28 nëntor 2021
                |  21:49
            
        Reshjet e mëdha të shiut që kanë rënë gjatë ditës kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Vlorës.
Sipas raportimit të Top Channel, dy lagjet “Pavarësia” dhe zona e “Skelës” janë aktualisht nën ujë. Shirat dhe era e fortë ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve, duke shkaktuar trafik në rrugë.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        