Reshjet e shumta shkaktojnë rritje të nivelit të ujit, disa rrugë në Malishevë të pakalueshme
10 janar 2026
| 11:50
Si pasojë e reshjeve të mëdha gjatë orëve të fundit, është shënuar rritje e nivelit të ujit, duke bërë që disa rrugë në Komunën e Malishevës të jenë aktualisht të pakalueshme dhe të paraqesin rrezik për qarkullim.
Sipas njoftimit, rrugët Malishevë-Banjë, Mirushë-Gurbardh, si dhe rruga afër gjimnazit, janë të bllokuara për qarkullim.
Autoritetet u bëjnë thirrje vozitësve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shfrytëzojnë rrugët alternative, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore që ndalon hyrjen në rrugët e mbyllura./Bleona Potoku/
Njoftimi i plotë:
https://www.facebook.com/share/p/1Fd1RpRzkw/



