Retegui transferohet për 65 milionë euro në Arabinë Saudite

22 korrik 2025 | 11:35

Sulmuesi italian, Mateo Retegui, është larguar nga Serie A për të vazhduar

karrierën në Lindjen e Mesme. Retegui është transferuar te ekipi i Arabisë Saudite, Al Qadsiah nga Atalanta për 65 milionë euro, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë i Italisë. Retegui vetëm sezonin e shkuar ishte pjesë e Atalantas, ndërsa në Itali ka bërë karrierë edhe te skuadra e Genoas, ku në total ka shënuar 32 gola në 65 paraqitje në Serie A.

26-vjeçari si futbollist është zhvilluar në Argjentinë, ndërsa për Kombëtaren e Italisë ka shënuar 6 gola në 20 paraqitje prej vitit 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 00:20, ka…