
Reto Nause me plis të bardhë kërkon votën e shqiptarëve për zgjedhjet në Bern (Video)
Reto Nause, drejtor i sigurisë dhe energjetikës në Bern të Zvicrës, me plis të bardhë kërkon votën nga komuniteti shqiptar në këtë shtet për të votuar Listen e Qendrës në zgjedhjet e 29 nëntorit në Bern.
Politikani zviceran Reto është një mik i Kosovës dhe i veprimtarit Sali Bislimi, i cili edhe shihet duke ia vënë plisin e bardhë në kokë, raporton “Epoka e re”.
Reto në vitin 2018 nga ish-presidenti Hashim Thaçi është nderuar me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.
Thaçi me ketë medalje, politikanit zviceran Reto Nausen i ka shprehur mirënjohje për kontributin në promovimin e Kosovës në Zvicër dhe për përkrahjen e dhënë për komunitetin shqiptar të Kosovës atje.
Shqiptarë mos harroni votojeni mikun e juaj Reto.
Më poshtë keni videon që ka postuar në llogarinë e vet në “Facebook”: