
‘Reuters’-i: Lideri suprem i Iranit Khamenei është gjallë
13 qershor 2025
| 12:23
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është gjallë, i tha agjencisë “Reuters” një burim i sigurisë.
Khamenei po njoftohet vazhdimisht për situatën në lidhje me sulmet e gjera izraelite, sipas këtij burimi.
Është raportuar se nga sulmet izraelite janë vrarë dy komandantë të lartë ushtarakë dhe gjashtë shkencëtarë bërthamorë në Iran.
Agjencia iraniane për energji bërthamore tha të premten se nga sulmet izraelite është dëmtuar objekti kryesor për pasurimin e uraniumit në Natanz.
Në këtë kompleks ka objekte nëntokësore e mbitokësore dhe nuk është e qartë se çfarë saktësisht është dëmtuar, por nuk u raportua për viktima, tha kjo agjenci.