Reuters: Thaçi do ta nderojë Trumpin me “Urdhrin e Lirisë”

17 shtator 2020 | 23:39

Kosova do t’ia japë presidentit të SHBA-së, Donald Trump nderin më të lartë, për rolin e tij në ndihmën dhënë Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, raporton të enjten agjencia e lajmeve Reuters.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një letër të cilën e ka parë agjencia e lajmeve Reuters, e ka informuar Trumpin se atij do t’i ndahet Urdhri i Lirisë.


Dy ndihmësit e Trumpit, këshilltari amerikan për Siguri Shtetërore, Robert O’Brien dhe i dërguari i SHBA-së në dialog, Richard Grenell, do të nderohen me medaljen presidenciale të Meritave.

Në letrën dërguar Trumpit, përmes së cilës Thaçi e ka shprehur “mirënjohjen e thellë për kontributin personal në ndërmjetësimin e marrëveshjes”, Thaçi e ka ftuar presidentin e SHBA-së ta vizitojë Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd i tha Radios…