Reuters: Trump ra dakord me liderët evropianë për sanksione ndaj Rusisë në rast të dështimit të armëpushimit

10 maj 2025 | 16:21

Ukraina dhe udhëheqësit evropianë kanë rënë dakord të shtunën për një armëpushim 30-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës pa kushte nga 12 maji i këtij viti, shkruan Reuters.

Për këtë, Reuters shkruan se Macron, Merz, Stramer dhe Tusk kanë deklaruar se kanë marrë edhe përkrahjen e presidentit amerikan, Donald Trump, duke kërcënuar poashtu presidentin rus me sanksione të reja masive nëse Putin nuk i përmbahet armëpushimit.

Kjo është bërë e ditur nga udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Ukrainës pas një takimi në Kiev, gjatë të cilit ata zhvilluan një telefonatë me Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dashur vëllezër e motra, E dashur kryesi e degës…