Revolucionare: Barnat ekzistuese parandalojnë rikthimin e kancerit

17 shtator 2025 | 08:33

Një studim i ri revolucionar i Universitetit të Pensilvanisë, i publikuar në revistën prestigjioze Nature Medicine, ka treguar se është e mundur të parandalohet rikthimi i kancerit të gjirit dhe metastazat, duke përdorur ilaçe që tashmë janë të aprovuara për përdorime të tjera.

Zbulimi kryesor: Pas trajtimit të parë të suksesshëm, shumë pacientë mbeten me qeliza kancerogjene të fjetura – të cilat nuk janë aktive por mund të “zgjohen” vite më vonë dhe të përhapen në trup.

Shkencëtarët zbuluan se dy ilaçe të njohura – hidroksiklorokina (HCQ) dhe everolimus (EVE) – mund të shkatërrojnë këto qeliza para se të aktivizohen.

Në një provë klinike me 51 pacientë që kishin mbijetuar nga kanceri i gjirit:

Ilaçet eliminuan qelizat e fjetura te shumica e tyre.

Pas 42 muajsh, vetëm dy pacientë pësuan rikthim të sëmundjes.

Ilaçet funksionojnë duke bllokuar procesin e autofagjisë dhe sinjalizimit mTOR, të cilat qelizat i përdorin për të qëndruar në “gjumë”. Kur këto procese ndërpriten, qelizat nuk mbijetojnë më.

Dr. Angela DeMichele, autore kryesore, thotë se ky zbulim jep shpresë reale për pacientët që jetojnë me frikën e rikthimit të sëmundjes.

Prof. Janosh Terzić, onkolog nga Kroacia, e quajti këtë një pikë kthese në luftën kundër kancerit, duke theksuar rolin kyç që kanë luajtur eksperimentet te miqtë në këtë zbulim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të presë…