
Rexhaj i LV-së ekspozon emrat e anëtarëve të PZAP-it: A po e njihni ndonjërin?
22 gusht 2025
| 15:19
Lëvizja Vetëvendosje (LV) po vazhdon të ushtrojë presion të hatashëm kundër PZAP-it para vendimit për Listën Serbe.
Deputeti i LV-së, Arber Rexhaj me anë të një postimi në “Facebook”, ka publikuar një link, ku ju tregon militantëve të partisë së tij se kush janë anëtarët e PZAP-it.
Presioni nuk ndalet me kaq, pasi Rexhaj ka pyetur militantët: “A po e njihni ndonjërin?”.
Të njëjtin presion kishin tentuar të bëjnë edhe ndaj Gjykatës Kushtetuese.
