Rexhaj i LV-së: I kemi numrat, Kurti e ka emrin e kryeparlamentarit dhe do ta shpalosë para qytetarëve

17 prill 2025 | 11:44

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se i kanë votat për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe të qeverisë së re.

Pak para se të nisë vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, ai ka thënë se do ta mbajnë një mbledhje.

Rexhaj ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka emrin e kryeparlamentarit.

“Unë mendoj që Lëvizja Vetëvendosje – mbi bazën e diskutimeve që i kemi pasur në grupin parlamentar  i kemi numrat për ta bërë këtë gjë. Tashti është çështje që i takon edhe kryeministrit, qoftë emri i kryeparlamentarit se e di që do të më pyesni – qoftë përbërjen e kabinetit qeveritar”, ka thënë ai, duke shtuar se Albin Kurti “do ta shpalosë para qytetarëve në formën më transparente të mundshme”.

Rexhaj ka thënë se nuk kanë marrëveshje me Nismën për koalicion qeveritar.

“Zyrtarisht nuk kemi asgjë. Ata që thonë që kemi, nuk është e vërtetë”, ka thënë Rexhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nasim Haradinaj, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka…