Rexhbeçaj afër transferimit te Wolfsburg
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Elvis Rexbeçaj, mund të transferohet te klubi gjigant i Bundesligës.
Magazina gjermane “Kicker” ka raportuar se mesfushori kosovar është pranë një rikthimi te VfL Wolfsburg, klubi ku ka nisur hapat e parë në futbollin profesionist, transmeton Klankosova.tv.
Lojtari aktual i FC Augsburg është një nga emrat kryesorë në planet e Wolfsburgut për sezonin e ardhshëm.
Transferimi i mundshëm pritet të realizohet gjatë verës, duke qenë se Rexhbeçaj është në prag të përfundimit të kontratës me Augsburgun dhe largimi i tij konsiderohet gjithnjë e më i mundshëm.
Rexhbeçaj nuk është një emër i panjohur për Wolfsburgun, pasi ai është rritur në akademinë e klubit dhe më pas ka debutuar me ekipin e parë, përpara se të vazhdonte karrierën në skuadra të tjera të Bundesliga-s.
Në rast se marrëveshja konkretizohet, rikthimi i tij te Wolfsburg do të kishte edhe një karakter simbolik, duke e bërë atë një nga figurat potencialisht kyçe të projektit të ri të klubit.



