Rexhep Qosja merr çmimin shkencor ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviq – 2019”

14 tetor 2019 | 15:31

Kolegji “Iliria” ka organizuar ndarjen e çmimit shkencor ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviq – 2019”

Ky çmim këtë vit i është dhënë akademik Rexhep Qosjes për kontributin e jashtëzakonshëm shkencor shumëvjeçar në shkencat albanologjike, në shkencën e letërsisë, në krijimtarinë letrare, në kulturë, në publicistikë dhe në veprimtarinë universitare.

Me këtë rast, akademik Rexhep Qosja ka vlerësuar lartë jetën dhe veprën e Aleksandër Stipçeviqit.

Ai ka thënë se është i nderuar që ka marrë çmimin me emër të tij.

Qosja para të pranishmëve ka shprehur pikëpamjet lidhur me zhvillimet aktuale, ecuritë shoqërore e politike si dhe për perspektivën e Kosovës dhe popullit shqiptar.

Në ceremoninë e dhënies së çmimit shkencor ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviq- 2019” kanë marrë pjesë personalitete të shquara akademike, universitare, dashamirës të shkencës dhe arsimit, profesorë, studentë dhe punonjës shkencor të Kolegjit “Iliria”.

Fjalë përshëndetëse përveç presidentit të Kolegjit “Iliria” profesori Mixhait Reçi, kanë mbajtur edhe rektori i Kolegjit, Isak Shema, Sekretari i parë i Ambasadës së Kroacisë në Kosovë, Zlatko Vnuçec.

Çmimi shkencor ndërkombëtar “Aleksandër Stipçeviq” në vitin 2018 i është ndarë akademik Muzafer Korkutit, kurse në vitin 2017  akademik Idriz Ajetit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Rahovecit ka mbajtur sesion informues për bizneset dhe…