Rexhep Selimi: Të qenit bashkëluftëtar me Adem Jasharin, nderi më i madh i jetës sime!

18 shkurt 2026 | 15:19

Pas Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli është deklaruar ish-deputeti Rexhep Selimi.

Selimi ka thënë se cilësimi si njëri nga themeluesit e UÇK-së është një nder, bashkë me të qenit luftëtar bashkë me heroin legjendar, Adem Jasharin.

“Për mua, të qenit bashkëluftëtar i Adem Jasharit ishte nderi më i madh që mund ta kisha, e konsideroj edhe nder cilësimin si njëri nga themeluesit kryesorë të UCK-së. Nëse këto cilësime shndërrohen në akuza, atëherë problemi nuk qëndron te unë, por te ata që nderin dhe përgjegjësinë i trajtojnë si faj. Po, kam baruar armë, ishin për mbijetesë. Shumë bashkëluftëtarë kanë vdekur duke i siguruar ato”, ka thënë Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti Rexhep Selimi ka folur për kërkesën e Prokurorisë për…