Rexhepi: LDK-ja e LV-ja duhet të kenë baraspeshim politik

09 janar 2020 | 21:45

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Rexhepi, ka thënë se koalicioni që mund të ndërtohet mes LDK-së dhe LV-së, ka dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit.

“LDK-ja e LV-ja duhet të kenë baraspeshim politik. Ne kemi menduar se qeveria do të udhëhiqet nga LV-ja, LDK-ja të ketë kryeparlamentarin dhe ministritë të barabarta”, ka thënë Rexhepi në emisionin “N’kuvend” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij edhe premtimet kanë qenë se do të mund të jenë së bashku dy paritë që dallojnë vetëm me një deputet. “Ne edhe në forumet e partisë, kam dhënë propozim të arsyeshëm për koalicionin. Ka pasur edhe mendime të tjera, që në demokraci janë të mirëseardhur”, ka shtuar Rexhepi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës të Kosovës (SBASHK),…