Rexhepi s’pret dakordim nga LV-ja dhe Nisma për konstituim të Kuvendit

25 korrik 2025 | 11:26

Kyetarja e Partisë së Re Demokratike, Emilija Rexhepi – si njëra nga përfaqësuesit e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës – tha se nuk pret që të ketë marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate për konstituim të Kuvendit sot.

“Sa unë e di, ata flasin vetëm për koalicion për qeveri”, tha Rexhepi.

Rexhepi, si zëvendëskryeministre në detyrë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, ka përkrahur iniciativat e derimëtanishme të LV-së në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Aleancës së Ardhmërisë për Kosovën (AAK), Ramush Haradinaj,…