Rezervistët rusë qajnë kur kuptojnë se po dërgohen në Kherson për të luftuar

02 tetor 2022 | 09:26

Ushtarët e mobilizuar rusë nuk e kanë as edhe një motiv që të nisen për luftë drejt Ukrainës, e këtë e dëshmon më së miri videoja më e fundit ku shihen duke qarë.

Disa prej ushtarëve të mobilizuar janë filmuar me telefon të mençur duke qarë, në momentin që e kuptuan se do të dërgohen në Kherson, pa pasur as edhe një përvojë më të vogël ushtarake e lëre më të trajnohen për beteja, transmeton Telegrafi.

E raste të tilla janë shpeshtuar së fundmi, në veçanti nga mobilizimi i pjesshëm rus që me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin filloi të aplikohet javë më parë.

Në mesin e shumë rezervistëve janë dërguar të moshuar që mezi arrinin të qëndronin në këmbë, si dhe disa shumë të rinj që nuk kanë fare përvojë në luftë.

Se ushtria e Putinit është në krizë të madhe e dëshmojnë edhe video të shumta, ku janë këshilluar të blejnë ilaçe si dhe këpucë në mungesë të tyre.

Madje në një video një zyrtare ushtarake dëgjohet duke i këshilluar ushtaret që të blejnë tampon, me qëllim që t’i shfrytëzojnë si fasha në rast se goditen nga ndonjë plumb të ukrainasve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe Shqipëria përballet me vështirësi të pazakonta të furnizimit me…