Rezultate befasuese në tri ndeshjet e Superligës

19 mars 2022 | 16:29

Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme në kuadër të Superligës së Kosovës. Në të trija takimet pati rezultate befasuese.

Dukagjini e mposhti 1:2 Llapin, duke bërë hap të madh drejt sigurimit të mbijetesës, kurse Llapi ngec prapa në luftë për titull.

Me këtë fitore, Dukagjini shkon në kuotën e 29 pikëve në vendin e tetë, kurse Llapi mbetet I katërti me 41 pikë.

Gjilani barazoi në udhëtim pa gola me Malishevën, duke “rrëshqitur” kështu në garë për titull kampioni.

Tani, gjilanasit janë në vendin e dytë me 49 pikë, dy më pak se Ballkani që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në ndeshjen tjetër, Feronikeli arriti pikën e parë të stinorit pranveror, duke barazuar 2:2 me Ulpianën.

Me këtë barazim, Ulpiana bën hap shumë të madh prapa, teksa mbetet i nënti me 24 pikë, kurse Feronikeli i fundit me 12 gjithsej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fshati Fanar në Finiq, është një prej fshatrave që dëshmon…