
Rezultatet e vaksinës së Oxford-it, OBSH: Një lajm i mirë por kemi ende punë para
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përshëndetur dhe vlerësuar Universitetin e Oxford-it për vaksinën e koronavirusit që sot dha sinjale tepër pozitive për mposhtjen e kësaj pandemie. Ndërkohë pavarësisht optimizmit OBSH tha se mbetet ende punë për t’u bërë për të kushtëzuar përhapjen e koronavirusit.
Drejtori i programit të emergjencave të OBSH-së, Dr. Mike Ryan, fillimisht përgëzoi shkenctarët e OBSH-së, ndërsa më pas u shpreh: “Ky është një rezultat pozitiv, por mbetet ende shumë rrugë për t’u bërë.”
Doktori këmbënguli që puna të mos ndalë këtu dhe të ecë me të njëjta ritme, duke shtuar se duhen vërë teste l;inike të një shkalle më të gjërë. Deri më tani në zhvillim janë të paktën 23 vaksina potenciale për Covid-19.
“Është gjë e mirë që të shohësh më shumë të dhëna dhe më shumë produkte që po lëvizin në këtë fazë shumë të rëndësishme të zbulimit të vaksinës,”-tha ai
Ndërkohë Tedros Ghebreyesus Adhanom, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së tha vaksina e cila do të rezultoi e sukseshme duhet të jetë e arritshme për të gjithë vendet. Ai tha se shumë vende po shohin avantazhet e bërjes së vaksinës “një e mirë publike globale”, por disa “të tjerë janë duke në drejtim të kundërt”.
Më tej drejtori i përgjithshëm i OBSH-së bëri edhe një apel duke deklsruar se ‘ndërsa kërkimet për vaksinën vazhdojnë, ne duhet të mbetemi të përqendruar në shpëtimin e jetëve’.