Rezultatet për rreth 400 mostra për Covid-19, dalin sot në ora 15:00

15 korrik 2020 | 08:30

Rreth 400 mostra të marra nga Qendra Klinike Universitare në spitalet tjera në vend dhe gjurmimi i rasteve në terren janë testuar dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Rezultatet e këtyre testimeve do të dalin sot në orën 15:00.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një komunikate për media ku ka njoftuar se rezultatet e këtyre mostrave do të publikohen gjatë ditës së mërkurë.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare me metodën RT-PCR, janë duke u testuar rreth 400 mostra të marra në SHSKUK dhe nga gjurmimi i rasteve në terren. Rezultatet e këtyre mostrave do të publikohen gjatë ditës së nesërme (mërkurë)”, thuhet në komunikatë.

Sipas MSH-së, të hënën janë testuar 424 mostra prej të cilave 187 raste kanë rezultuar pozitive, janë shëruar 103 pacientë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje lidhur…