Rezultati jo i mirë në zgjedhje, dorëhiqet kryetari i degës së AAK-së në Prizren

26 janar 2022 | 11:01

Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Lulzim Kabashi, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë dhe se tash e tutje angazhimi i tij në AAK do të jetë vetëm si anëtar i thjeshtë.

“Nuk do të jem pjesë e asnjë pozite ekzekutive në nivel të qeverisjes lokale apo asaj qendrore”, ka shkruar Kabashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuara struktura, anëtarë dhe simpatizant të AAK-së!
Pas një rrugëtimi të përbashkët politikë në kuadër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,
Një përvoje jashtëzakonisht të mire dhe sfiduese, e në të njejtën kohë dhe një pune sfilitëse,
Fakti i një rezultati jo të knaqëshm për disa parë zgjedhje të AAK-së dega në Prizren, duke ndjerë obligim moral që pjesa dërmuese e përgjegjësisë bie mbi Mua, është mëse e domosdoshëme që të hap rrugën për kuadro të reja dhe profesionale.
Pasi veç jemi në proces të rregullt zgjedhorë të AAK-së në të gjitha nivelet, kam vendosur që tani dhe tutje të mos jem pjesë e garës për pozitat politike në radhet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përveçse anëtar i thjeshtë.
Po ashtu nuk do të jem pjesë e asnjë pozite ekzekutive në nivel të qeverisjes lokale apo asaj qendrore.
I inkurajoj që të gjithë kuadrot e reja që të vazhdojnë garën politike me qëllim rritjen e nivelit politik mbrenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Prizren, ku dhe ju bëjë thirrje që të gjithë Ata ose Ato të cilët janë të interesuar të hyjnë në garën politike, që kan ambicje, energji dhe sjellin vlera të reja, të garojn dhe të marrin përgjegjësi legjitime përmes zgjedhjeve në AAK-ë.
Poashtu dua të theksoj se në kuadër të AAK-së dega në Prizren dhe Aleancës në nivel qendrorë, pata rastin dhe kënaqësinë të njof njerëz të mrekullueshëm, profesional dhe atdhetarë të cilët prezentojn vlera të larta njerzore e kombëtare, e posaqërisht një respekt të veqant kam për kryetarin e AAK-së Z.Ramush Haradinaj i cili është një njeri me vlera të rralla dhe ishte fat i madh për Mua që për një kohë relativisht të gjatë isha njëri prej bashkëpuntorëve të tij.
Me respekt për të gjithë Ju !
Lulzim I. Kabashi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e BE-së ranë dakord sot për një qasje të…