Rezulton pozitiv me Covid një negociator, pezullohen bisedimet për Brexit

19 nëntor 2020 | 17:16

Bisedimet për Brexit mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe janë pezulluar.

Kjo pasi një nga negociatorët e këtij procesi ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, shkruan “BBC”.

Shefi negociator i BE-së, Michael Barnier, ka shkruar në “Twitter” se një nga zyrtarët është infektuar me koronavirus dhe ai është pajtuar me homologun nga Britania e Madhe, David Frost, që të shtyhen bisedimet.

Javëve të fundit janë shtuar rastet me koronavirus në rajon dhe në botë.

Madje shumë shtete edhe kanë dhënë kufizime dhe masa kufizuese për qytetet dhe rajon të caktuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Blerta Deliu, i…