Riaktivizohet hoteli “Kristal Palace” në Prizren

31 tetor 2025 | 21:44

Hoteli “Kristal Palace” në Prizren ka përjetuar ndryshime të mëdha dhe tashmë ka një pamje të re. I vendosur në hyrje të qytetit nga drejtimi verior, ky hotel ofron kushte të shkëlqyera për mysafirët – nga ushqimi cilësor, salla e gjerë e dasmave, deri te dhomat moderne të ndërtuara sipas standardeve evropiane.

Pronari i hotelit, Zait Kabashi, ka premtuar se çdo muaj do të ketë risi për mysafirët që do ta frekuentojnë këtë perlë të mikpritjes prizrenase.

Në ceremoninë e përurimit të rinovimit morën pjesë edhe shumë figura të njohura politike e kulturore, ndër ta Shaqir Totaj, Kujtim Gashi, Nait Hasani, Ragip Xhaka, Bislim Zogaj, Sadik Zeqiri, Sevdai Radogoshi, Naim Abazi e të tjerë. Ngjarja u përcoll me muzikë qytetare dhe folklorike, duke krijuar një atmosferë festive.


Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Shqipërisë ka shpallur të dielën, më 2 nëntor…