Ribashkohen te Malisheva dyshja Boroci-Berisha, drejtori dhe trajneri që bënë mrekulli me Prishtinën e Re

06 nëntor 2025 | 01:46

E nisën rrugëtimin bashkë te Shkëndija e Hajvalisë, por me kalimin e viteve kjo skuadër ndryshoi emrin dhe u bë Prishtina e Re, duke u shndërruar në një nga klubet më simpatike dhe të respektuara në futbollin kosovar.

Sami Boroci si drejtor sportiv dhe Elon Berisha si trajner formuan një dyshe perfekte, që me punë, përkushtim dhe profesionalizëm e ngritën Prishtinën e Re në një nivel tjetër. Nën drejtimin e tyre, klubi njihej për organizim modern dhe futboll të bukur, duke fituar respektin e tifozëve dhe rivalëve.

Megjithatë, kur Prishtina e Re filloi të bënte emër, ndryshimet e brendshme ndikuan në ndarjen e kësaj dysheje. Boroci mori rrugën drejt Malishevës për të vazhduar rolin e drejtorit sportiv, ndërsa trajneri Elon Berisha u shkarkua pas vetëm pesë xhirove, pavarësisht se skuadra e tij zhvillonte një futboll spektakolar dhe sulmues.

Por tani, historia është gati të përsëritet — Boroci dhe Berisha janë ribashkuar sërish, kësaj radhe te Malisheva.

Duke marrë parasysh përvojën dhe kiminë e shkëlqyer mes tyre , Malisheva pritet të përfitojë shumë nga ky tandem. Klubi nga “Liman Gegaj” ka një objektiv të qartë: të rikthehet në garat evropiane  dhe me dyshen Boroci – Berisha, suksesi duket më afër se kurrë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka vlerësuar rikthimin…