Ribursimi i librave, Shala: Qeveria hapi front edhe me prindërit

22 gusht 2023 | 15:03

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se iniciativa e Ministrisë së Arsimit prindërit e nxënësve të rimbursohen për blerjen e librave është arbitrare.

Shala ka thënë se në veprim i tillë i kësaj ministrie është ndëshkues për çdo familje që ka nxënës.

“Ky veprim është ndëshkues edhe për faktin sepse ne tani kemi inflacion të lartë, dhe barra që u ngarkohet për librin, pas barrës së tatimit në pronë, prek çdo familje dhe vështirëson jetën e tyre ekonomike. Vitin e kaluar kjo qeveri hapi frontin me mësuesit dhe sindikatat, po ashtu goditi rëndë arsimin e lartë universitar duke ulur pagat, kurse këtë vit përmes vendimit të sotit, hapi frontin e ri me prindërit.  A është ky vendim pjesë e reformave të premtuara nga kryeministri në sektorin e arsimit!?”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Postimi i plotë i Shalës:

Vendimi i Ministrisë së Arsimit, vendim arbitrar, i paarsyeshëm në gjithë dimensionin e tij.

-I paarsyeshëm nga kuptimi social, sepse prek dhe rëndon çdo familje që ka nxënës në shkollat tona,

-I paarsyeshëm nga aspekti financiar, sepse rrit koston, destabilizion çmimin e tregut të librit,

-I paarsyeshëm nga mënyra dhe qasja e furnizimit me libra për nxënësit,

-I paarsyeshëm sepse ndikon direkt në cilësinë e mësimdhënies,

-Komplikon deri në skajshmëri relacionin mësues, nxënës, prind.

Ky veprim është ndëshkues edhe për faktin sepse ne tani kemi inflacion të lartë, dhe barra që u ngarkohet për librin, pas barrës së tatimit në pronë, prek çdo familje dhe vështirëson jetën e tyre ekonomike.

Vitin e kaluar kjo qeveri hapi frontin me mësuesit dhe sindikatat, po ashtu goditi rëndë arsimin e lartë universitar duke ulur pagat, kurse këtë vit përmes vendimit të sotit, hapi frontin e ri me prindërit.

A është ky vendim pjesë e reformave të premtuara nga kryeministri në sektorin e arsimit!?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqëria njerëzore, në rrugën e saj të gjatë e të…