Ricardo Kaka do të martohet me një tjetër Carolina

07 janar 2019 | 10:56

Është një periudhë lumturie për Ricardo Kakan, i cili ka njoftuar publikisht se po përgatitet për dasmën. Pritet të jetë ceremonia e dytë martesore për ish-yllin e Milanit, i cili në vitin 2015 është divorcuar nga bashkëshortja e parë, Carolina Celico (pas nëntë vjetësh martesë dhe dy fëmijëve, Luca e Isabella).

Përmes një postimi në profilin e  vet në “Instagram”, braziliani ka njoftuar se i ka propozuar Carolina Dias, modeluese braziliane 25-vjeçare dhe partneres aktuale. “Më ke bërë njeriun më të lumtur në botë! Të premtoj se do të të bëj gruan më të lumtur në botë! Të dua”, ka shkruar ish-fituesi i “Topit të Artë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllai binjak i aktorit të famshëm Ashton Kutcher, Michael, ka…