Rice: Jemi optimist për ndeshjen ndaj PSG-së

07 maj 2025 | 15:08

Arsenali synon përmbysjen e humbjes 1-0 të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së. Para takimit ka folur për mediat lojtari i ekipit anglez, Declan Rice.

“Trajneri gjithmonë flet për ‘momentet magjike’. Shpresoj të jem unë sërish ai që e sjell, por dikush nga ne duhet të bëjë diçka të veçantë për ta fituar këtë ndeshje. Jemi optimistë dhe plot besim se mund të bëjmë diçka të madhe në Paris. Thomas Partey sjell një qetësi të jashtëzakonshme. Luaj me më shumë siguri përkrah tij. Nuk merr gjithmonë vlerësimin që meriton, por ai është thelbësor për ne”, ka thënë Rice.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Trafikut në Gjakovë ka konfiskuar 104 motoçikleta për…