Richarlison i bashkohet Tottenhamit

01 korrik 2022 | 16:14

Tani është edhe zyrtare. Richarlison i është bashkuar Tottenhamit.

Sulmuesi brazilian Richarlison ka nënshkruar kontratë afatgjate me Tottenham Hotspur deri në vitin 2027.

Lajmi u konfirmua nga vet Tottenhami në profilin e tyre në “Twitter”.

“Jemi të lumtur t’ju njoftojmë për nënshkrimin e Richarlison nga Evertoni”, thuhej ndër tjera në njoftimin e tyre.

Richarlison, 25 vjeç, ka bërë 173 paraqitje në Premier Ligë deri më sot, duke shënuar 48 gola, gjatë periudhave të kaluara në Watford dhe Everton që kur kaloi nga Fluminense në gusht të vitit 2017.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi postoi fotot që tregojnë shenjat e mbetura në shpatull…