Rid Berisha: Krerët e UÇK-së sollën lirinë, ata meritojnë drejtësi të bazuar në fakte, jo në thashetheme

16 korrik 2025 | 21:07

Gazetari Rid Berisha ka reaguar në lidhje me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një postim të tij, Berisha thekson se këta liderë fillimisht u përndoqën nga regjimi komunist jugosllav dhe më pas vazhduan rezistencën kundër regjimit tiranik të Sllobodan Millosheviqit.

“Të përndjekur nga regjimi komunist jugosllav, ata vijuan përballjen duke luftuar regjimin tiran të Millosheviqit. Ishin kryeprotagonistë të luftës dhe të paqes, shpallën pavarësinë e Kosovës, vunë themelet e aleancës me Perëndimin, por sot, fatkeqësisht, janë braktisur nga institucionet e Kosovës, ndërsa po përballen me një proces thelbësisht të padrejtë në Hagë” shkruan ai.

Ai thekson se nuk kërkohet as më shumë e as më pak se drejtësi e bazuar në fakte, jo në spekulime apo thashetheme.

“Kërkohet drejtësi e bazuar në fakte, jo në thashetheme! Nuk po kërkohet as më pak, as më shumë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ardian Doroci shpall të pablefshme diplomën e SHMLE “Hasan Prishtina”,…