Ridavan Berisha: Po vjen 31 janari

28 janar 2023 | 16:01

Gazetari Ridvan Berisha ka thënë se “informacionet nga kampi i kryeministrit Kurti, nëse nuk janë spekulative, agjetacion e propagandë, thonë se ai tashmë e ka përgatitur letrën e dorëheqjes, e cila pritet të komunikohet shpejtë”.

Ai ka theksuar se akuzat e kryeministrit ndaj emisarit special amerikan, Escobar, se ai po i kërkon kompromis Kosovës e jo Serbisë dhe përgjithsisht ‘zemërimi’ i Albin Kurti me ofertën për asociacion e me planin franko-gjerman, paralajmërimet e këtilla mbase mund të jenë indikacion që Kurti do të kërkoj legjitimitet të ri, natyrisht përmes zgjedhjeve të parakohshme.

“Por cila do të jetë kauza e zgjedhjeve nëse mbahen, qysh me e luftu Amerikën imperialiste e Evropën ‘shtrigë’?! 51%, i Albinit dhe i Vjosës, shpallni luftë Amerikës, se nuk i keni këtu bulduzherat e politikës me i sha më! Veç mos ikni pastaj me piskatë ciu, ciu, s’i tucana! S’të duhet fitorja Albin, edhe pse në këtë momentum politik atë e ke të sigurt, pa gajle!”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore është deklaruar rreth plagosjes së dyfishtë në Fushë…