Ridvan Berisha: Rikonfirmohet vullneti politik i Kurtit e Osmanit për ta kapur drejtësinë

20 prill 2023 | 16:10

Gazetari Ridvan Berisha ka thënë se nëse dikush në Kosovën e djeshme e të sotme politike shquhet, veçohet për gjyqe publike, linçime, njollosje e çka tjetër, që u ka bërë oponentëve, figurave të ndryshme, medieve, ata quhen Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

“E sot, po ky njeri i mbingarkuar me urrejtje, me zero përgjegjësi e pjekuri politike, bashkë me shpuren e tij, bënë sulme ad hominem mbi prokurorin Blerim Isufaj. Sistemi është i mirë vetëm atëherë kur ai i shkon vaj Albin Kurtit e Vjosa Osmanit. Me sot, u rikonfirmua vullneti politik, tepër shqetësues, i Kurtit e Osmanit, për ta kapur plotësisht drejtësinë!”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Ai ka drejtuar në porosi për prokurorët dhe gjyqtarët: “Prokurorë e gjyqtarë mos e dorëzoni pushtetin tuaj të pavarur! Sot ju u kërcënuat publikisht nga Kurti. Është shokues fjalori i sotëm i kryetarit të Qeverisë, paralajmërim pikëllues mbi të ardhmen e sistemit të drejtësisë!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur…