Rifat Jashari me brohoritje e duartrokitke pritet nga qytetarët në parakalimin e FSK-së dhe policisë
17 shkurt 2026
| 12:45
Brohoritje e duartrokitje janë dhënë teksa Rifat Jashari po kalonte rrugën nëpër të cilën do të kalojnë trupat e ushtrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe policët e Kosovës në shënim të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Jashari si përfaqësues i familjes legjendar të komandantit Adem Jashari me duar lart ka përshëndetur qytetarët, të cilët sikur dhe çdo vit tjetër tradicionalisht, nga afër shohin parakalimin e FSK-së dhe policisë, që jep ndjenjë krenarie.



