Rifillojnë punimet në tunelin e Mitrovicës

05 mars 2019 | 13:21

Mitrovicë, 5 mars- Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të martën (05.03.2019), kanë rifilluar punimet në sanimin e tunelit të Mitrovicës në rrugën nacionale N2 dhe ato do të përfundojnë për 20 ditë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

MIT mirëkupton shqetësimet e banorëve të Mitrovicës për shkak të zgjatjes së punimeve në këtë tunel.
“Ju informojmë se si pasojë e vjetërsisë së madhe të tij, është parë nevoja për punë shtesë në katërfishimin e izolimit, që ky tunel të mos përballet më asnjëherë me probleme, pas përfundimit të rinovimit të tij. Prandaj, për shkak të punëve shtesë është reviduar i tërë projekti”, thuhet në komunikatën e MIT.

Përkundër përpjekjeve, me qëllim që punët të kryhen me cilësinë më të mirë të mundshme, ka qenë e pamundur të punohet në temperatura minus. “Lusim qytetarët që të kenë mirëkuptim dhe të mos pengojnë zhvillimin e punimeve këtu. Protestat si formë e shprehjes së pakënaqësive janë e drejtë e garantuar me ligj, por kërkojmë nga partitë politike të mos përdorin qytetarët për interesa të ngushta partiake. Sanimi i tunelit të Mitrovicës është dashur të ndodhë tash e sa vite, meqë gjendja e tij është jo e mirë për 50 vite, prandaj ka pasur arsye të mjaftueshme të protestohet gjatë gjithë kësaj kohe, duke kërkuar rregullimin e tij”, thuhet në komunikatë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Serge Gnabry e ka rinovuar kontratën me kampionët në…