
Rifillon prodhimi në Ferronikel të Drenasit
21 qershor 2023
| 08:21
Në tetor të vitit 2021 “NewCo Ferronikeli” ndërpreu prodhimin e Ferronikelit për shkak të rritjeve të çmimeve të energjisë elektrike.
Gati dy vjet më vonë, kjo kompani po i rikthehet prodhimit. Sot mban ceremoninë hapëse të saj.
“Për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve të energjisë elektrike në tregjet evropiane, kompania NewCo Ferronikeli është e detyruar të ndalojë përkohësisht prodhimin” kishte njoftuar kompania asokohe.
Rikthimin e kompanisë në prodhim, NewCo Ferronikeli e ka bërë duke mobilizuar ekip punëtorësh të cilët pritet t’i rikthehen një prej pordhimtarive më të mëdha që kishte Kosova.