Rihapet Muzeu Louvre në Paris

06 korrik 2020 | 13:51

Muzeu me famë botërore Louvre në Paris është rihapur sot   pasi ishte i mbyllur gjatë katër muajve të kaluar, për shkak të pandemisë.

Numri i vizitorëve do të jetë u kufizuar, ndërsa mbajtja e maskave mbrojtëse në fytyrë është e detyrueshme.

Galeritë, në të cilat distancimi fizik është më vështirë të respektohet, do të mbesin të mbyllura.

Muzeu zakonisht pranon 10 milionë vizitorë në vit, shumica e të cilëve nuk janë nga Franca. Kjo e bën atë muzeun më të vizituar në botë.

Humbjet financiare gjatë pandemisë llogaritet të jenë 40 milionë euro./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Mario Mandzukiq e ka shkëputur kontratën me Al-Duhail. Mediet…