Rikalo: Prioritet i yni, kultivimi i produkteve pyjore jodrusore

15 shkurt 2018 | 15:53

Në Panairin Ndërkombëtar të Ushqimit Organik “Biofach”, i cili po mbahet në Nuremberg të Gjermanisë, është duke marrë pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

Rikalo ka thënë se kompanitë e Kosovës po bëjnë prezantim dinjitoz të produkteve.

Ai ka theksuar se Ministria e Bujqësisë do të fokusohet në rritjen e kapaciteteve të kompanive që merren me kultivimin e produkteve pyjore jodrusore dhe bimëve aromatike mjekësore.

Në këtë kontekst, Rikalo ka thënë se zhvillimi i këtij sektori do të jetë prioritet në katër vitet e ardhshme.

Ai ka thënë se MBPZHR-ja do ta mbështesë organizatën “Organika” në organizimin e panaireve të tilla, në të cilat agrobizneset vendore do të mund të bëjnë promovimin e kulturave bujqësore.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i Shoqatës “Organika”, Faton Nagavci, ka thënë se Kosova edhe pse mund të jetë prodhues më i vogël se shumë shtete të tjera në sektorin e ushqimit organik, cilësia e lartë e produkteve të certifikuara që dorëzohen me kohë mundëson kërkesë më të madhe për këto produkte në tregun vendor e të huaj.

Panairin “Biofach” do të jetë i hapur deri më 17 shkurt.

Në këtë panair janë duke marrë pjesë shumë shtete nga e mbarë e bota, ndërkaq Kosova po prezantohet me katër kompani prodhuese dhe përpunuese të produkteve pyjore jodrusore dhe bimëve mjekësore aromatike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka uruar menaxhmentin, stafin akademik,…