Rike Roçi kryen ritualin e Umres: Allah faleminderit që më zgjodhe ndër mysafirët e tu
30 janar 2026
| 15:12
Rike Roci ka zgjedhur të ndajë me publikun një moment shumë personal dhe shpirtëror, duke lënë mënjanë shkëlqimin e zakonshëm të botës së showbizit për një udhëtim në Mekë. Ish-banorja e Big Brother VIP është shfaqur e veshur me abaja të zezë në tokën e shenjtë, ku ka kryer ritualin e Umres, një veprim që ajo e përshkruan si realizimin e një ëndrre të kamotshme. Në postimin emocionues, modelja shprehet e përulur dhe mirënjohëse: “Allah faleminderit që më zgjodhe ndër mysafirët e Tu… Një përvojë që do ta mbaj përgjithmonë në zemër”.
View this post on Instagram



