Rikonfirmohen marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Kroacisë

23 mars 2026 | 14:13

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

Në këtë takim janë rikonfirmuar marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, si dhe është diskutuar për mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral.

Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Kosovën, në veçanti në rrugëtimin euroatlantik të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, pas një pune operative në terren, përkatësisht…